Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, zhvilluan këtë të martë një takim të përbashkët, me fokus forcimin e dialogut gjyqësor dhe shmangien e divergjencave në praktikën e vendimarrjes.

Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy niveleve më të larta të drejtësisë është thelbësor për garantimin e sigurisë juridike dhe për krijimin e një jurisprudence më koherente.

Sipas saj, shkëmbimi i praktikave ndihmon edhe në qartësimin e standarteve për gjykatat më të ulëta, duke rritur parashikueshmërinë në trajtimin e të drejtave themelore.

Whatsapp Image 2026 04 01 At 16.51.23 (1)
Whatsapp Image 2026 04 01 At 16.51.23 (1)

Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vuri theksin te nevoja për respektimin e roleve kushtetuese të secilës gjykatë, duke theëksuar se balanca institucionale ruhet pikërisht përmes ushtrimit korrekt të kompetencave.

Gjatë takimit, gjyqtarja Marjana Semini dhe gjyqtari Asim Vokshi referuan mbi standardin kushtetues të arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe parimin e sigurisë juridike, ndërsa diskutimet mes gjyqtarëve u fokusuan në shkëmbimin e përvojave dhe sfidave të praktikës.

Takimi u zhvillua me mbështetjen e Këshillit të Evropës, duke synuar forcimin e cilësisë së drejtësisë dhe rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb