Zërat e merkatos për Hakan Çalhanoğlu marrin përgjigje të prerë. Mesfushori i Inter nuk është në negociata me Galatasaray, pavarësisht spekulimeve të fundit nga Turqia.
Agjenti i turkut, theksoi qartë se nuk ka pasur asnjë kontakt apo bisedim konkret me Galatasaray, as verën e kaluar dhe as në janar. Fokusi i lojtarit mbetet i pandryshuar. “Hakan është plotësisht i përqendruar te Interi dhe lufta për titull,” shton ai.
Ndërkohë, Çalhanoğlu vazhdon të konfirmojë rolin e tij kyç në skuadër, duke synuar suksese me zikaltërit dhe duke parë përpara edhe drejt Botërorit, ku do të udhëheqë kombëtaren si kapiten. Goli ndaj Romës dhe performanca shumë pozitve ndaj Comos ishin konfirmimet e radhës se forma e tij ka ardhur dukshëm drejt përmirësimit.
