“Unë betejën nuk e kam me SPAK, e kam politike me Ramën dhe atë që kontrollon SPAK”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi në një intervistë në News24.

Gjithashtu ajo theksoi se Belinda Balluku dhe Ergys Agasi ‘po i merrnin frymën’ kryeministrit Edi Rama.

“Si do shpëtojë Rama, Balluku dhe Ergys Agasi që po i merrnin frymën. Ku njeh poshtërim Rama. Ku është sot Ergys Agasi? Në mes të Tiranës dhe makinë të blinduar dhe që e shoqërojnë…Gys Agasi nuk shkon më te zyra e Ramës nuk e thërret më hajde te Ecos…Belinda nuk ja shkarkon më Delina Ibrahimin në mbledhje qeverie…Vali Bizhga nuk jep më dorëheqje që të thotë o unë o Belinda në krahun tënd…Të gjitha bandat që ishin kundër Gys Agasit sot i ke te 313. Rama i thotë Belindës do emërosh njerëzit e tu…”, u shpreh ajo.

Pjesë nga biseda në studio;

Pyetje: Përse nuk kërkoni azil?

Kryemadhi: Përse të kërkoj azil…E di kush ikën jashtë dhe kërkon azil politik një njeri që i ka llogaritë bankare jashtë…Nuk kam për të ikur ndonjëherë..

Kryemadhi: Procesi në fillim është inicicuar nga Basha në bashkëpunim me Ramën në 2016. U bë një shkrim nga BIRN, të gjithë e dimë që merr para nga fondacioni Soros. I duhej për të dobësuar Ilir Metën sepse ishte vendimmarrës…Kur Meta ishte kryeministër dorëzoi katër terroristë egjiptianë. E gjitha ishte sorosiste…Është nisur për të dëmtuar LSI sepse i duhej një fuqizim i Bashës, dhe ishte historia e CEZ-DIA për të futur në burg Kastriot Ismailin për të zhdukur 400 mln  eurot e investimeve, borxhet…Kastrioti 5 mln kishte…janë para të zhdukura 600 mln të blera kur e bleu CEZ…Janë gati 1 mld dollarë të zhdukura për cështjen e CEZ, por për këtë nuk e hap njeri gojën…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: