Monika Kryemadhi foli dhe për një tjetër akuzë që SPAK ka ngritur për çiftin Meta-Kryemadhi, kontrata e lobimit sipas së cilës, gjatë vitit 2016, LSI ka bërë pagesa në vlerë 267,804 USD për kompaninë e lobimit në Uashington, Global Security and Innovative Strategies, GSIS.
Kryemadhi tha se në dosje nuk ka asnjë provë që përfshin Metën.
“E dini ju që dhe për kontratën e lobimit nuk ka asnjë firmë Meta. Kontratën e ka firmosur Petrit Vasili, vendimi u mor nga kryesia, faturat janë marrë nga Luan Rama.
Cfarë vendimi ka marrë Ilir Meta? Dëshmitë deri dje thonte të ka shitur ky apo jo. I morëm dhe dëshmitë. Brahimllari, Vasili dhe Luan Rama kanë pranuar ca detyrash kanë bërë. Kompaninë e lobimit e kam sjellë unë. Origjina e parave është nga llogaria e partisë”, tha Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Për cfarë do bëhem bashkëpunëtore e SPAK, t’ja fus vetes time
Cfarë do të nxjerrësh ti për Ilir Metën, nëse do isha bërë bashkëpunëtor e SPAK, Ilir Meta do të kishte një firmë që ka marrë lekë, një mesazh që do I thonte ik këtu bëj ktë gjë, një llogari të Ilir Metës në dosje, një vendim, do të kishte një kontratë. Smë është ofruar asnjëherë bashkëpunimi me SPAK.
E dini ju që dhe për kontratën e lobimit nuk ka asnjë firmë Meta. Kontratën e ka firmosur Petrit Vasili, vendimi u mor nga kryesia, faturat janë marrë nga Luan Rama.
Cfarë vendimi ka marrë Ilir Meta? Dëshmitë deri dje thonte të ka shitur ky apo jo. I morëm dhe dëshmitë. Brahimllari, Vasili dhe Luan Rama kanë pranuar ca detyrash kanë bërë. Kompaninë e lobimit e kam sjellë unë. Origjina e parave është nga llogaria e partisë.
E di kur e kontrollon ti kur kompania ka llogari në Shqipëri. Por kur e ka llogarinë në SHBA ti nuk paguan asnjë qindarkë nga llogari ndërkombëtare apo të brendshme në SHBA për shuma mbi 10 mijë dollarë për kompani lobiste. Bashës i është hapur prapë cështja e lobimit në SHBA.
Para se të ngresh akuzë për Metën, duhet ta ngresh në SHBA.
Kushëriri im punon me kompaninë e lobimit.
Dakord na paska paguar ky për LSI, ku e ka faturën. Këta kanë mbledhur ato dosjet e famshme dhe kapen me qindarka dhe sot në mendje të ka mbetur në mendje kompania lobiste. Nëse këta të SPAK ishin kaq të ndershëm pse ja dhanë medias para se të ma jepnin mua. Këtu ka qenë ideja ta intimidojnë dhe tja hedhim opinionit publik dhe po bëjmë statistika/
