Nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë, kjo edhe për meritë të PSG, por Bayern Munich largohet nga Champions me kokën lart, sigurisht me një dozë të madhe zhgënjimi, të vetëdijshëm se të paktën në shtëpinë e tyre mund të bënim diçka më shumë. Në sezonin e tij të dytë në krye të Bayern Munich, Vincent Kompany arriti të dërgojë Bayern në fazën gjysmëfinale, por tekniku belg shprehet optimist për të ardhmen:

“Nuk mund të qëndroj për shumë gjatë me këtë ndjesi zhgënjimi. U eliminuam pas dy ndeshjeve shumë të luftuara. Sigurisht, mund të bënim diçka më shumë, mund të ishim me deçiziv, por komplimente edhe PSG. Champions për ne përfundoi për këtë sezon, por do të kemi mundësi të tjera, kjo për ne është një motivim ekstra. Jemi përballur 5 herë me PSG, kemi fituar 2, humbur 2 dhe njëra përfundoi në barazim. Ata u mbrojtjën në mënyrë të shkëlqyer. Ne dhamë gjithçka, provuam në çdo formë, por nuk ia dolëm, e sigurt është që do të tentojmë sërish të fitojmë Champions, u shpreh Kompany.

I zhgënjyer për këtë eliminim u shfaq edhe Manuel Neuer, me kapitenin që zhvilloi një ndeshje fantastike, duke mbajtur Bayern në lojë në të paktën 3 raste të pastra: “Këtë herë nuk e kishim atë instinkt varës në sulm. Nuk kishim aq shumë raste të pastra, por pa diskutim i kishim shanset për të fituar. Fatkeqësisht goli ynë erdhi vonë. Ndjenja mbizotëruese është zhgënjimi, por duhet të shohim përpara, kemi dhe një finale në Berlin që mezi po e presim”, u shpreh Neuer.

Thuajse në lot në sy u shfaq Harry Kane pas sfidës kundër PSG, për fat të keq goli i tij erdhi vonë, duke i hequr mundësinë “bomberit” anglez të luftonte për këtë trofe të madh që kaq shumë i mungon: “Është shumë e vështirë për ta pranuar. Kishim mjaftueshëm raste për ta fituar këtë takim, por nuk ia dolëm. Tani kemi edhe finalen e Kupës së Gjermanisë, kemi shansin të fitojmë dy trofe. Finalja Arsenal-PSG? Mendoj se PSG është pak më shumë favorite”, u shpreh Harry Kane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb