Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një intervistë në emisionin “Studio24”, në News24 foli për takimin e sotëm të Ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e detit, ku akuzoi kryeministrin Rama për mungesë transparence

Gjatë fjalës së tij, Blushi u ndal edhe tek debatet e kaluara të vitit 2009, duke thënë se Ferit Hoxha i kishte vënë në dispozicion tekstin e marrëveshjes, me kusht që të mos zbulonte burimin.

“Tekstin e marrëveshjes dhe orientimin që Sali Berisha ka shitur detin ma ka dhënë Ferit Hoxha. Marrëveshja më është vënë në dispozicion dhe orientimi ishte i qartë”, deklaroi Tedi Blushi.

Ai shtoi se informacionet i kishte marrë fillimisht në mënyrë jozyrtare, ndërsa më vonë kishte siguruar edhe dokumente zyrtare lidhur me grupin negociator.

“Për çështje të kësaj natyre shqiptarët janë informuar nga media greke. Strategjia e Edi Ramës është mungesa e transparencës. Ferit Hoxha më ka dhënë mua marrëveshjen me kushtin që të mos e tregoja burimin. E theksoj që tekstin e marrëveshjen dhe orientin që Sali Berisha ka shitur detin ma ka dhënë Ferit Hoxha. Marrëveshja më është vënë në dispozicion orientimi ishte i qartë që Sali Berisha kishte shitur detin. Kisha besuar se kështu e kisha marrë orientimin, kur në rrugë zyrtare pas shumë muajsh mora përbërjen e grupit negociator. Më vinin informacioni po nga Ferit Hoxha. Ai që negocioi marrëveshjen ai e denoncoi tek unë, PS mos gaboj, Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri e kanë paditur për tradhti të lartë kombëtare…Pra për të kuptuar kë kemi sot ministër të Jashtëm dhe me kë qeveria shqiptare po hyn në negociata. Nuk ka çështje më kombëtare se çështja e integritetit territorial”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb