Protesta e sotme e cila nisi rreth orë 09:00, u shoqërua me tensione e përplasje prej rreth pesë orësh para Kuvendit. Të shumtë kanë qenë qytetarët që u bashkuan paqësisht para Parlamentit për të protestuar.
Por pas një provokimi që iu bë nga një deputet, protesta përshkallëzoi në përplasje, mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit hodhën miell e vezë në drejtim të efektivëve, ku këta të fundit u kundërpërgjigjen me sprej lotsjellës.
Ndërsa qëndresa vijojë për disa orë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, gjithashtu edhe autobotet me ujë e piper u përdorën kundër protestuesve.
Ndërsa rreth 20 protestues u shoqëruan nga policia. Gjithashtu nga protestës, pati edhe efektivë të lënduar, të cilët morën mjekim në spital.
Ndërkohë gjatë kësaj revolte protestuesit u ndanë, një pjesë qëndroi para Kuvendit, ndërsa pjesa tjetër mbërriti në komisariatin numër 4, për të kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia.
Para komisariatit numër 4, efektivë të shumtë policie u vendosën gardh, duke bllokuar hyrjen kryesore.
Ndërsa protestuesit vijojnë më thirrjet; “Arrestoni Ramën”, Rama jepe dorëheqjen”. “Edi Rama f*ck you”.
Megjithatë tensionet para Parlamentit nuk janë drejtuar vetëm ndaj mazhorancës, por kanë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Në një moment tjetër të tubimit, në ambientet jashtë Kuvendit kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Demokratike. Sapo janë parë nga turma, protestuesit e irrituar kanë shpërthyer në thirrje dhe koret e tyre kanë marrë një tjetër kah.
“Opozitë e shitur!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar në drejtim të deputetëve demokratikë, duke dëshmuar se revolta qytetare tashmë është e pozicionuar kundër të gjithë klasës politike tradicionale.
Protesta kundër kryeministrit Edi Rama vijon tashmë prej 33 ditësh, ku shqiptarët janë shprehur se do të qëndrojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta siç tashmë mbahet çdo ditë për më shumë se një muaj. Më 4 korrik është paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare, ku është bërë thirrje edhe për pjesëmarrjen e Diasporës.
