“Nesër më shumë”, me këto thirrje është mbyllur protesta e sotme kundër kryeministrit Edi Rama.

Për 65 ditë me radhë qytetarët nuk i kanë ndalur protestat, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Një protestë që ka treguar rezistencë, qëndrueshmëri e qytetari.

Protestuesit shprehen gjithashtu se janë kundër klasës së vjetër politike, ndërsa bëjnë thirrje për ndryshim sistemi duke synuar një “Shqipëri të re”, ku të korruptuarit dalin para drejtësi dhe interesat e drejta të qytetarëve mbrohen.

Protestuesit të vendosur kanë theksuar se kjo revoltë nuk do të ndalet, ndërsa theksojnë se gjithashtu në muajit gusht do të organizohen protesta mbarëkombëtare, përkatësisht në datat 14, 15 e 16 ku pritet t’i bashkohet edhe Diaspora.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: