Sot në ditën e 100-të përpara Kryeministrisë, protestuesit vazhdojnë që të bëjnë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.
Ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Protestuesit kanë rrethuar në mënyrë simbolike edhe ndërtesën e Kryeministrisë.
Protestuesit nisën të thërrasin në korr “Rama në burg”, “Berisha në burg”. Sheshi para Kryeministrisë është tejmbushur me qytetarë.
