SHBA – Sa shumë të vështirë e ka pasur ky baba të bind vajzën e tij se pas treshit vjen numri katër dhe jo pesë siç pretendon ajo. Në videon që po bën xhiron e botës shfaqet refuzimi i adhurueshëm i një vogëlusheje për të besuar në numrin katër.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/NTDTelevision/videos/1481825151859590/?pnref=story” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Me gjithë kundërshtimet e të atit, ajo vijon e bindur dhe në mënyrë të përsëritur të deklarojë: “No, it’s one, tëo, three, five! (Jo, është një, dy, tre, pesë)”. Në videon pak minutashe, ajo nuk pranon të tërhiqet para të atit, ndërsa e ëma vijon të regjistrojë këtë moment të ëmbël.

Kur e ëma ndalon dhe i kërkon të numërojë edhe një herë duke thënë katër në vend të pesës, më në fund vogëlushja fillon numërimin: “One, two, three, four! (Një, dy, tre, katër)”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb