Rita duke kaluar kohë në magjinë e detit
Këngëtarja ka marrë disa ditë pushimi dhe ka gjetur paqe në ishujt Maldive.
Rita Ora aktualisht ndodhet tje me pushime, ndërsa për ndjekësit e saj besnikë ka hedhur në Instagram disa fotografi nga plazhi.
E veshur me rrobe banjo, ylli i muzikës pop qetësinë e saj e ka gjetur nën ujë. “E humbur në botë… Aty kishte edhe peshq…betohem”, ka shkruar Rita.
Fotografitë e saj për më pak se një orë kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.
Rita Ora në këtë mënyre ka treguar se ka shumë fansa qe e duan dhe e adhurojnë.
(da.xha/BalkanWeb)