Kosovës i duhet të presë për të shijuar fitoren e parë zyrtare që nga krijimi, pasi ajo duket shumë larg. Skuadra e Bunjakit regjistroi një tjetër humbje në eliminatoret e Botërorit 2018 duke u mposhtur në “Loro Boriçi” me rezultin 0-1 nga Finlanda.

“Dardanët” provuan gjithçka në sfidën e sotme, por mungesa e eksperiencës dhe lodhja në sfidën para dy ditësh ndaj Kroacisë dhanë efektin e vetë negativ. Sulmuesi Puki ishte autori i golit për miqtë në minutën e 83-të.

Kjo ishte humbja e 7-të e Kosovës, në 8 takime të luajtur, ndërkohë në sfidën e radhës do të presin Ukrainën, pa Valon Berishën dhe Bernard Berishën të cilët do të mungojnë për shkak kartonësh.


MINUTË PAS MINUTE

FT Nuk ka më kohë, mbyllet takimi në “Loro Boriçi”, Kosovë-Finlandë 0-1

90+3′ Berisha kroson nga këndi, i vëmendshëm aty portieri mik, i cili del dhe zotëron topin.

90′ Gjyqtari akordon 6 minuta shtesë.

87′ Finlanda mundohet të menaxhojë rezultatin duke qarkulluar topin në mesfushë. Një tërheqje e lehtë e miqve.

84′ Finlanda kalon në avantazh. Sulmuesi Puki shënon për miqtë duke devijuar topin në rrjetë shumë afër vijës fatale pas grushtimit të Ujkanit.

76′ Përsëri Valon Berisha nga këndi. Mesfushori hedh një top në zonë, Rrahmani godet fuqishëm me kokë, por topi përfundon mbi kuadrat.

75′ Rasti i mirë për skuadrën e Bunjakut. Zeneli dhe Berisha kombinojnë bukur, topi shkon te Halimi i cili gjuan nga jashtë zonë, topi devijohet në këndore.

72′ Kosova provon ta fitojë takimin duke u shtyrë përpara, por asnjë rast i rrezikshëm në këto minuta.

66′ Kundërsulm i shpejt i Finlandës, Puki futet në zonë dhe provon të gjuajë, por mbërrin aty Vojvoda, i cili largon topin në rivënie ansore.

59′ Kosova pretendon për penallti pas një pengimi në zonë të Nuhiut, për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

53′ Shumë pranë golit Kosova. Rashica kroson nga e djathta për Valon Berishën, i cili gjuan bukur me kokë por portieri mik reagon mjaft bukur duke shpëtuar një gol të sigurt.

49′ Kosova mundohet të shtyjë përpara me anë të Rashicës, por mbrojtësit e Finlandës tregohen të saktë duke mos iu lënë shumë hapësira.

46′ Pjesa e dytë fillon me një top të gjatë të finlandezve.

45′ Mbyllet pjesa e parë, Kosovë-Finlandë 0-0

43′ Valon Berisha hedh një kros të bukur nga goditja e dënimit në krahun e majtë. Lojtarët kosovarë mundohen të shfrytëzojnë shtatlartësinë, por gjyqtari akordon faull në sulm.

40′ Valon Berisha kroson nga këndi drejt e në duart e portierit, i cili me një grushtim largon rrezikun.

39′ Kosova organizohet bukur me Alushin, mbrojtësi nis një top të bukur me Nuhiun, por mbrojtësit finlandezë largojnë topin në goditje nga këndi.

35′ Puki hyn bukur nga e djathta, në afërsi të pikës së penalltisë Amir Rrahmani ndërhyn mjeshtërisht duke larguar topin në goditje nga këndi.

33′ Valon Berisha provon me një gjuajtje nga 20 metra, goditja ishte më e fortë seç duhej, topi përfundon shumë larg portës.

29′ Lam provon me të majtën nga 22 metra. Gjuajtja përfundon jashtë kuadratit.

27′ Berisha harkon bukur për Nuhiun. I vëmendshëm portieri mik, i cili del për të kontrolluar topin.

25′ Finlanda shënon me anë të Lam, goli i parregullt për pozicion të dukësh jashtë loje.

22’ Goditje dënimi për Finlandën. Lod provon me të majtën, por topi përplaset në mur.

18′ Gabim amatoresk në mbrojtje i Alushit, finlandezët nuk arrijnë ta dërgojnë dot topin në rrjetë vetën me portierin Ujkani. Shpëton për mrekulli Kosova.

14′ Shpërqendrim në mbrojten e Kosovës, Puki për pak sa nuk i ndëshkon, por Ujkani i vëmendshëm largon rrezikun.

11′ Provojnë të rrezikojnë finlandezët nga krahu i djathtë, por Jashanica largon topin në goditje nga këndi duke larguar rrezikun.

7′ Leart Paqarada kishte një mundësi mjaft të mirë në hyrje të zonës, por gjuajtja e mbrojtësit ishte për t’u harruar.

5′ Kosova qarkullon bukur topin në mesin e fushës dhe fiton terren ndaj kundërshtarit.

3′ Finlanda provon të organizohet me një depërtim nga krahu i djathtë, por pa sukses.

1′ Ka filluar takimi, Kosova shkelmon topin e parë nga qendra

Kosovë-Finland ora 20:45

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paqarada, V.Berisha, Alushi, Kryeziu, B.Berisha, Rashica, Nuhiu

Trajner: A.Bunjaki

Finlanda: Hradeski, Arkivou, Visanen, Arajuri, Granland, Lod, Sparv, Lam, Jensen, Hamalainen, Puki

Trajner: M.Kanerva

Gjyqtar: Shuetengruber (Austri)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: