Kosova e ka nisur me një barazim pa gola Ligën e Kombeve. Ekipi i drejtuar nga Shaland e mbylli 90 minutëshin e parë të këtij kompeticioni me rezultatin 0-0 në transfertën e Azerbajxhanit.

Të pafuqishme kanë qenë tentativat e Kosovës për të shënuar në portën e Azerbajxhanit, madje në disa raste është rrezikuar mborjtja e udhëhequr nga kapiteni Samir Ujkani, e mbështetur nga Vojvoda e Paqarada nga krahaët ndërsa Rrahmani dhe Aliti në qendër.

Asgjë nuk ka servirur as ofensiva duke startuar që nga mesfusha, me Shalën e Kryeziun si shkatërrues, për të vijuar me sulmin me katërshen: Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Muriqi.

Kujtojmë që Kosova bën pjesë ne Ligën C, grupi 3, së bashku me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.

Azerbajxhan-Kosovë 0-0

Azerbajxhani: Agayev, Garayev, Abbasov, Pashayev, Medvedev, Madatov, Makhmudov, Gurbanov, Shedaev, Almeida, Hyseynov.

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Paqarada, Rrahmani, Aliti, Shala, Kryeziu, Celina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb