Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pajovë-Peqin.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se në automjet i ka ndërprerë rrugën një autokolone me 20 motoristë nga kryeqyteti.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një 33-vjeçar nga Tirana, i cili ka përfunduar poshtë automjetit.

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 65 vjeç, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin D. C., 33 vjeç.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar për asistencë mjekësore, në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si edhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: