TIRANE-Një punonjës policie është vendosur në pranga, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga punonjësin e policisë Dritan Metani me gradën N/Komisar.

Dritan Metani ishte nën hetim prej disa muajsh nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si i dyshuar se kishte konsumuar elementet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv” dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka lejuar në tre raste, të bëheshin ndërtime pa leje, kundrejt shpërblimesh në shuma monetare.

Hetimi nisi pas referimit të SHÇBA-së, në lidhje me dyshimet për korrupsion ndaj punonjësit të policisë N/komisar Metani. Në zbatim të vendimit penal përkatës, SHÇBA ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: