Në pjesën e dytë të emisionit “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, u diskutua në lidhje me gripin, virozat e stinës dhe Covid-19.

I ftuar në studio, mjeku pneumolog Adrian Jorgji, mjek në Spitalin Amerikan ka renditur simptomat të cilat duhet të na shqetësojnë e të na bëjnë të kërkojmë ndihmën e mjekut.

Ai ka shtuar se është e vështirë edhe në vlerësimet klinike të ndahet nëse një infektim është nga gripi, viroza e stinës apo edhe Covid-19.

Pjesë nga biseda në studio:

Mjeku Adrian Jorgji: Rastet janë shtua, është e natyrshme. Deri tani kanë ndihmuar për një situatë jo shumë të agravuar. mendoj që rastet do të shtohen pasi do nisin shkollat, fëmijët dhe studentët dhe kjo do sjellë shtim rastesh dhe paksa përkeqësim të situatës, ky për mua është vetëm fillimi.

Nisida Tufa: Sa ndikojnë temperaturat në shtimin e rasteve?

Temperaturat paksa ë ftohta që përjetojmë këto ditë por me diell ndihmojnë në të mirë pasi temperaturat e ulëta të shoqëruar me shi i detyrojnë njerëzit të rrinë në ambiente të mbyllura çka rrit infektimet. Ndihmoi edhe shkëputja për festat nga shkollat, por kthimi i tyre në shkolla në ambiente të mbyllura do të shtojë rastet.

Kur duhet të shqetësohemi?

Për një temperaturë që zgjat 6-7 ditë pa pushim, për një temperaturë që ka bërë 3- 4 ditë ka ndaluar dhe është kthyer, për një kollë që përkeqësohet, kur shtohet rëndesa në gjoks, ndjesia e mos frymëmarrjes së mirë, lodhja trupore.

A mund të ketë fatalitet gripi?

Nga gripi vdesin mijëra vetë në vit. U harrua për shkak të Covidit, por çdo vi tai ka përqindjen e tij të vdekshmërisë, jo vetëm tek personat me risk të lartë, Kjo vlen edhe për personat në moshë të re, nis me simptoma të lehtë, agravon me infeksion me një rast bakterial dhe pastaj nuk do shumë që të bëjë zarar.

Sa e rekomandoni vaksinën e gripit?

Në moshat e ndjeshme me doemos. Është vasinë e provuar për të mirat që ofron. E rekomandoj pa asnjë rezervë. Nuk ka vaksinë që të shpëton 100 përqind. Logjika e vaksinës është sa më pak të vdekur dhe sa më pak raste të rënda.

Po për ata që janë prekur nga gripi dhe kërkojnë të mjekohen vetë?

Nuk po e dëgjoj shumë të diskutohet por po vijnë ditë jo të mira për medikamentet, në tërë botën po flitet për problem me ilaçet edhe në spitale. Duhet shumë kujdes në përdorimin e tyre sidomos antibiotikë.

Paracetamol 2-3 herë në ditë. Të mos marrim ilaç sapo ngrihet temperature të presim derisa të shkojë në 38.1 apo 2. Për të parë kurbën e temperaturës. Kur temperature zgjat në 5 ose 6 ditë, kur bëhet rebele apo nëse ka ndaluar dy tre ditë dhe rinis, atëherë duhet të shqetësohemi. Pasi mund të ketë mbivendosje, mund të ketë nisur si vare dhe të jetë komplikuar në bakteriale apo mbivendosje me një tjetër virus. Socializimi kur je i sëmurë,. Ke një imunitet të dobët dhe s’mund të vijosh të socializohesh për veten tënde sepse rrezikon të marrësh diçka tjetër por edhe për të ruajtur të tjerët.

Përdorimi i antibiotikëve?

Në tre katër ditët e para nuk ka asnjë arsye të niset antibiotiku vetëm në ndonjë rast të veçantë që vlerësohet nga ana klinike. Virozat nuk shërohen me anti biotikë.

Po përdorimi i probiotikëve?

Probiotiku më i mirë janë ushqime të caktuara, si supa që nëse do të mundesha do e shkruaja në recetë, pa yndyrë sepse mund të shkaktojë probleme intenstinale, kos, oriz, pure, lëngje por pa e tepruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: