Coventry City rikthehet në elitën e futbollit anglez pas një periudhe 25 vitesh. Klubi i njohur u ngjit në Premier League, për herë të parë që nga sezoni 2000–01.
Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard arriti këtë sukses pas barazimit 1-1 ndaj Blackburn Rovers F.C, pikë kjo që mjaftoi për të siguruar një biletë për në “vitrinën” më të mirë të kampionatit anglez, atë Premier League.
Coventry, ka grumbulluar 86 pikë deri më tani, në 43 ndeshje të luajtura. Sa i takon statistikave, janë 25 fitore, 11 barazime dhe 7 humbje.
