Tashmë është zyrtare, Rey Manaj transferohet tek ekipi i Watford. Sulmuesi kuqezi vjen nga Barcelona duke firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Manaj është prezantuar në ekipin anglez i cili këtë sezon militon në Championship, në kategorinë e dytë.

Manaj, sezonin e fundit ishte pjesë e Spezia në Serie A ku arriti të realizonte 5 gola. Pas përfundimit të periudhës së huazimit, Manaj kaloi te Barcelona, skuadër më të cilën kishte kontratë deri në 2023.

Klubi blaugrana në pamundësi për ti gjetur një blerës potencial ka lënë të lirë sulmuesi kuqezi me një tarifë të zbutur, duke kursyer në këtë mënyrë pagën e tij vjetore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb