Rey Manaj po has jo pak vështirësi në këtë fillim të aventurës së tij në Angli, kjo ishte e pritshme. Dukshëm, sulmuesi kuqezi nuk është preferencë e parë e trajnerit të Watford, të paktën deri më tani, por në sfidën e fundit, atë kundër Birmingham në transfertë, Manaj mori më shumë minuta duke u aktivizuar me fillimin e pjesës së dytë pasi rezultati ishte 1-0 në favor të ekipit vendas.

Tetë minuta lojë i mjaftuan Manaj për të lënë shenjë, ku një devijim i tij solli baraspeshën. Në fakt, ky gol, solli jo pak diskutime, teksa ishte shumë e vështirë për të kuptuar nëse Manaj devijoi apo jo goditjen e Sema. Nuk janë plotësisht të sigurt as vetë në shtëpinë e Watford, por për ta ka pak rëndësi pasi ai goli i dhuroi një pikë në një transfertë të vështirë. Vetë Manaj është i bindur teksa me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan:

Manajj
Manajj

“Ndjenjë e mrekullueshme të shënoj golin tim të parë me këtë skuadër. Vazhdojmë të punojmë dhe tani të fokusohemi në ndeshjen e së shtunës”, shkruan sulmuesi kuqezi në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb