TIRANË

Prishja e balancës së enzimave në gjak shkakton artritin e meshkujve. Kjo sëmundje lidhet me konsumin e tepërt të pijeve alkolike dhe mishit, duke krijuar kristalizim të acidit urik në gjak. Grumbullimi i kristaleve në artikulacione shoqërohet me dhimbje të forta.

Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja i ftuar në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, thotë se duhet bërë kujdes me ushqimin dhe me vlerë është shtimi i përdorimit të frutave të pyllit. Ai sugjeron përdorimin e çajërave të posaçme si edhe masazhin me vaj sinapi.

Sipas tij bima e cila ka një efekt të shkëlqyer në organizëm për artritin, është majdanozi i egër që gjendet fare lehtë në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb