DURRES

Dëshmitarët kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në shtëpinë e tyre si pasojë e breshërisë së plumbave mbrëmë në Durrës, teksa mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit, 39-vjecari Edison Harizaj si dhe u plagos shoku i tij Genci Caci, 33 vjeç.

Një dëshmitare që ka shtëpinë në rrugën e njohur si ‘Rruga e Çamëve’,  aty ku ndodhi edhe atentati ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar bashkë me djalin e saj.

Në një prononcim për “BalkanWeb” me gazetaren Klodjana Haxhiaj, dëshmitarja thotë se kur kanë dëgjuar breshërinë  e kallashnikovit kanë fikur dritën nga frika.

Ishte ora rreth 11:00. Ne ishim ulur në divan në shtëpi me djalin dhe po bisedonim. Dëgjuam breshëri kallashnikovi. Fikëm dritën për momentin. I thashë djalit çfarë bëhet kështu. Djali më tha se ka filani kallash mos qëllon ai. Pasi fikëm dritat, djali hipi lart dhe më tha se e paskan vrarë një person se dukeshe. Nuk dolëm fare se kishim frikë se nga vijë  plumbat në oborr. Pas 5 minutash erdhi policia. Djali hipi në tarracë dhe po shikonte. Makina e autorëve mori kthesën dhe iku me shpejtësi”- ka rrëfyer gruaja.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa një makinë pa targa tip ‘Benz’ e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur e djegur në Shën Vlash. Policia po këqyr kamerat e sigurisë së disa hoteleve për të parë lëvizjet e autorëve.

Viktima Edison Harizaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai dyshohet se ka kryer një sërë krimesh, përfshi dhe ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb