Një 41-vjeçar holandez, i cili ka dhuruar spermë dhe është babai i 550 fëmijëve është kërcënuar me një gjobë prej 100 mijë euro, nëse tenton të dhurojë sërish.

Jonathan Meijers , i cili tani jeton në Kenia, në vitin 2017 klinikat e fertilitetit në Holandë e ndaluan atë të ishte dhurues pasi u mësua se sperma e tij ishte përdorur në mbi 100 dhurime. Megjithatë, në vend që të ndalonte, ai vazhdoi të dhuronte spermën e tij jashtë vendit.

Sipas ligjit në Holandë, një mashkull nuk mund të dhurojë spermë për më shumë se 12 familje ose për lindjen e 25 fëmijëve. Por, autoritetet thonë se 41-vjeçari ka dhuruar spermë që prej vitit 2007 dhe tani është babai i 550-600 fëmijëve.

Autoritetet gjyqësore në Hagë i kanë kërkuar atij një listë të të gjitha klinikave ku ai ka qenë në mënyrë që të mund të shkatërrojnë spermën e tij, pasi akuzohet  se ka mashtruar qindra gra.

Lajmi është bërë viral në rrjetet sociale në mbarë botë duke krijuar reagime nga më të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb