Nga: ZONJA ENEIDA

1 pako peta të holla 500gr
200 gr arra të grira
200 gr gjalpë të tretur
500 gr sheqer
500 ml ujë
1 shkop kanellë
1/2 limon

Hapim petët dhe i vendosim si fizarmonikë në tavë. Hedhim nga lart arrat.

Gjalpin e shkrijmë dhe mbajmë vetëm pjesën e verdhë, jo të bardhë. Hedhim gjalpin mbi petet dhe e vendosim të piqet në 180-190 gradë për 45 minuta.

Përgatisim sherbetin me sheqerin, ujin dhe kanellën. Në fund pasi zjen i hedhim dhe lëngun e limonit.

E lëmë të ftohet dhe ia hedhim ëmbëlsirës që sapo ka dalë nga furra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb