Në 2013 u transferuar në Madrid për 100 milion euro, në atë kohë ishte transferimi më i shtrenjtë, por që nga ai vit, pavarësisht trofeve të shumë, gjërat nuk është se kanë shkuar mirë në aspektin personal. Pas një periudhë të gjatë mes pankinës dhe pak minutave, e shumë dëmtimeve, Bale u rikthye aty ku spikati, Tottenham. Ky rikthim në ishull dukej fundi i historisë ndërmjet Bale dhe Real, por ka menduar vetë uellsiani për të hedhur poshtë këtë hipotezë:

Bale
Bale

“Planet e mia nuk kanë ndryshuar, dua të rikthehem tek Real Madrid. Plani im ishte të zhvilloja një sezon tek Tottenham dhe pas Europianit të rikthehem tek Reali, të mbyll vitin tim të fundit të kontratës”, u shpreh Bale në konferencë për shtyp gjatë grumbullimit me përfaqësuesen duke shtuar: “Arsyeja kryesore pse u ktheva tek Tottenham ishte të luaja, kjo pasi “Euro2021” ishte pranë, duhej të isha në formë për kombëtaren”, theksoi sulmuesi.

As
As

Kjo deklaratë e Bale ka bërë jo pak bujë në mediat spanjolle të cilat flasin për një ribashkim të “BBC” të famshme pasi me Benzema dhe Bale, në Madrid mund të rikthehet edhe C.Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb