Banorët e Krujës kanë vijuar sot me protestat në aksin Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin në rrugë duke u ulur në rrugë, ndërkohë që kanë kërkuar që edhe policët t’i bashkohen protestës.

Banorët shprehen se kërkojnë akses në autostradë, ndërsa kanë shtuar se ën asnjë moment protesta e tyre nuk ka qenë politike.

“Nuk është protestë politikë, por për qytetarët dhe biznesët. Nuk kemi dalë asnjë ditë për politikën. Nuk kërkojmë asgjë, vetëm një hyrje në autostradë”, shprehet njëri prej tyre.

Ndërkohë ka folur edhe kryetari i PD së Krujës.

“Ky segment rrugor Thumanë Kashar ka bllokuar qindra banorë. Kërkojnë vetëm një hyrje-dalje. Të bllokohen banorët, kjo është e padrejtë. Thirrje kryeministrit Edi Rama të marrë masa të menjëhershme. Të hapë rrugën. Banorët e zonës nuk po i kërkojnë punësim. Ram jo vetëm që nuk po siguron punësim por po mbyll bizneset. Protestuesit do të jenë qendrestar deri në zgjidhjen e situatës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: