Analisti Fatos Lubonja, u shpreh në emisionin “Studio 24” se ka ardhur koha që PD të krijojë një bashkësi të madhe me prioritet rivendosjen e rregullave të demokracisë.

“PD dhe të gjitha partitë opozitare të bashkohen për të krijuar një opozitë frontale. Kjo frymë bashkëpunimi përjashton idetë që brenda PD të mos ketë copëtime”, tha Lubonja.

Por sipas tij, Berisha është problem, sepse nuk ka punuar aq sa duhet për të bashkuar dhe të tjerë.

“Dhe ato partitë e reja që kanë lindur, kanë lindur kundër PD, partia e Shehajt, Lapajt, Arlind Qorit.

Në këtë aspekt ky duhet të ishte dimensioni i liderit.

Berisha ka të drejtë deri diku se një pjesë punojnë kastile për të përçarë PD”, tha analisti.

Fatos Lubonja: ka ardhur koha që PD dhe të gjithë partitë opozitare e tjera të krijojnë një opozitë frontale,  kjo frymë bashkëpunimi përjashton idetë që brenda PD të mos ketë copëtime.

Në këtë aspekt shoh që Berisha është problem, nuk ka punuar aq sa duhet për ttë bashkuar dhe të tjerë.

Dhe ato partitë e reja që kanë lindur, kanë lindur kundër PD, partia e Shehajt, Lapajt, Arlind Qorit.

Në këtë aspekt ky duhet të ishte dimensioni i liderit.

Berisha ka të drejtë deri diku se një pjesë punojnë kastile për të përçarë PD.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb