Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD ra në sy, mungesa e deputetit dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit Oerd Bylykbashi.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Bylykbashi nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si Kryetar të Grupit Parlamentar pasi respekton vendimet e Kuvendit të 11 Dhjetorit i cili e ka shkarkuar atë nga posti i nënkryetarit të Partisë dhe rrjedhimisht duke qenë se kryetar i grupit zgjidhet një nga nënkryetarët e PD, posti i kryetarit të grupit Parlamentar nuk është legjitim.

Sipas Bylykbashit edhe gjatë javëve të fundit Alibeaj nuk ka ndihmuar bashkimin e grupit Parlamentar të PD, duke i ndarë deputetet në deputetë të PD dhe deputetë të përjashtuar nga PD në kundërshtim me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit, statutin e PD dhe rregulloren e Grupit Parlamentar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: