Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr kadaif
300 gr djath të bardhë
200 gr djath gouda
150 gr gjalp të tretur
400 ml panna
4 vezë
Kripë
Piper
Arrë moskat

Përgatitja
Lyejmë një tavë me gjalp. Hapim kadaifin me duar dhe gjysmën e vendosim në tavë. Rrahim panën me vezët dhe shtojmë gjalpin, pa kripë dhe pak arrë moskat. I shtojmë kadaifit rreth 1/4 e masës. Vendosim dy djathrat dhe mbi të pjesën tjetër të kadaifit. Shtojmë eshte pjesën tjetër të panës me vezët dhe e mbulojmë me letër alumini. E pjekim 30 min të mbuluar dhe më pas 30 min të tjera të zbuluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb