Nga Zonja Katerina
Përbërësit

8 peta, 1 kg presh, 2 qepë të thata, 3 qepë të njoma, 1 thelpi hudhër, Koper, nenexhik, 200-300 gr djath të bardhë, 1 kokërr vezë
1 limon (cipë + ½ lëng), Kripë, piper i zi, Vaj ulliri.

Përgatitja

Grijmë preshin në rrathë të hollë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të vluar me kripë për 2-3 minuta. I kullojmë më pas dhe i lemë në kullesë.

Në një tigan me 3-4 lugë vaj ulliri kaurdisim lehtë qepën e thatë së bashku me hudhrën. Më pas shtojmë preshin dhe erëzat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e largojmë tiganin nga soba. Perimet e kaurdisura i hedhim më pas në një tas të madh ku shtojmë vezën, qepët e njoma të grira hollë, lëngun dhe cipën e limonit dhe djathin e thërrmuar.

Në një tavë të lyer me vaj shtrojmë 4 petë njëra pas tjetrës duke spërkatur me vaj çdo petë. Vendosim mbushjen me presh duke e hapur mirë në të gjithë hapësirën e tavës. Vendosim më pas 4 petët e tjera duke i spërkatur me vaj përsëri. Kthejmë anët e petëve dhe më pas e presim byrekun në racione.

E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb