Nga: ZONJA KATERINA

1 kg presh të grirë hollë
2 gota kos
2 kokrra vezë
1 tufë nenexhik
4-5 lgj vaj ulliri
4 peta të përgatitura vetë ose 5-6 petë të gatshme

Fillimisht grijmë shumë hollë preshin dhe më pas e vendosim të kaurdiset derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Pasi preshi të jetë gati e largojmë nga soba dhe e lemë t’i bie temperatura.

Pasi preshi të jete ftohur e rregullojmë më kripë, piper të zi dhe gjethet e dhjozmës. Rrahim vezët me kosin dhe e shtojmë tek preshi i gatuar.

Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë dy peta dhe më pas vendosim mbushjen me presh. Vendosim mbi mbushje dy petët e tjera të spërkatura me pak yndyrë dhe e vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: