Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta
600 gr spinaq (jeshillëqe të ndryshme)
400 gr presh
2 tufëza koper
Vaj ulliri + gjalpë
400-500 gr djathë të bardhë
Kripë, piper

Grijmë hollë spinaqin dhe e vendosim në një tas. Grijmë hollë dhe preshin dhe e vendosim tek spinaqi. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, koperën, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe gjalpë të shkrirë dhe shtrojmë 3-4 petë duke spërkatur çdo petë me vaj dhe gjalpë. Hedhim një pjesë të mbushjes me spinaq dhe presh, vendosim një petë, përsëri mbushje, petë, mbushje. Në fund shtojmë 3-4 petë duke i spërkatur me vaj dhe gjalpë. E presim byrekun në racione, e spërkasim me pak vaj dhe ujë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 45-50 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb