Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr trahana e ëmbël, 1 litër ujë, 300 ml qumësht, 4 kokrra vezë, 500 gr djath i bardhë, 4 lugë supe gjalpë, 5 petë për byrek
½ filxhan vaj ulliri, ½ filxhan gjalpë, 1 lç kripë, 1 vezë e rrahur me 1 filxhan qumësht për petët.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim 500 ml ujë (ose 2 gota) dhe 500 gr trahana dhe e lemë të zbutet për 15 minuta. Shtojmë 2 gotat e tjera me ujë, qumështin e vemë në zjarr mesatar duke e përzier vazhdimisht derisa të valojë dhe të trashet.

Parangrohim furrën në temperaturën 180 gradë.

Rrahim në një tas vezët duke i perzier me djathin, shtojmë 4 lugë gjalpë dhe trahananë qe e kemi zier më parë, e cila është ftohur pak.

Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe vaj ulliri dhe shtrojmë petët njëra pas tjetrës. Hedhim në mes përzierjen e tasit dhe mbledhim bukur anët e petës. E spërkasim sipër me vezën e rrahur me qumësht dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për rreth 1 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb