Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shtetet e Bashkuara do të shkojë kurdo që ta ftojnë.
Ndërkohë që i përgjigje një prej komentuesve në “Sy m’sy”, Rama u shpreh se oqeanin e kalon sa herë të dojë dhe se nuk ka probleme në këtë aspekt, duke “thumbuar” kështu kreun e PD Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA.
“Çfarë problemi ke ti, çfarë halli ke ti. Vizita në USA, kur të më ftojë në Amerika, nëse bëhet fjalë për të takuar presidentin apo të tjerët. Kur të më ftojë Amerika do bëhet vizita, nuk jam duke u shqetësuar, nuk shoh asnjë urgjencë, asnjë problem, asnjë hall. Ti ku e ke hallin, pse qenka një lajm bombë një vizitë në USA, ca janë këto bomba. Mos ma qaj hallin fare, oqeanin e kaloj sa herë të dua. Edhe për t’u takuar me të gjithë atje që janë në anën e shtetit amerikan, edhe për të shkuar për të parë ndeshje basketbolli. Pa merak, rri i qetë. Pyet të tjerët”, iu përgjigj kryeministri Rama.
(BalkanWeb)