Greqia ka vendosur të fusë më shumë policë në ishujt e saj të famshëm të pushimeve për të intensifikuar kontrollet masat antiCOVID-19, veçanërisht në vendet e frekuentuara nga të rinjtë për të frenuar përhapjen e llojit Delta, njofton ”Guardian”.

Ndërkohë, po merret në konsideratë edhe mbyllja e tyre.

Rreth 186 oficerë të zbatimit të ligjit u dërguan në ishullin Mikonos, ndërkohë që vitin e kaluar ishin vetëm 56 të tillë.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, deklaroi se Mikonos dhe Ios ishin “një hap larg” nga autoritetet që të vendosnin kufizime të mëtejshme të rrepta, pasi një situatë e tillë ishte edhe në ishujt Zakinthos, Tinos dhe Lefkadha.

Po ashtu gjendje alarmante paraqitet edhe në ishujt Santorini, Paros dhe Rodos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: