Deputeti Taulant Balla ka vizituar familjen Çipi në banesën e re së bashku me moderatoren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko.

Deputeti solli ndihma për familjen si pako me ushqime dhe dhurata dhe veshje për fëmijët.

Balla ka biseduar me familjen për nevojat që kanë.  Ai i premtoi zonjës së shtëpisë punësim, madje ajo është regjistruar edhe tek sigurimet shoqërore. Zotit Gëzim i është premtuar kujdes shëndetësor nga drejtoresha e spitalit të Elbasanit.

Ai u interesua bashkë me Ola Brukon për shkollimin e fëmijëve.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb