Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari deklaroi sot se
bunkerizimi i bashkisë nga ana e Erion Veliajt tregon qartë frikën e tij nga transparenca, llogaridhënia sepse ai është i vetëdijshëm mbi abuzimin marramendës në këto vite në institucionin që drejton.

Braimllari tha se Veliaj dhe në mbledhjen e së mërkurës të këshillit bashkiak nuk pati guximin të merrte pjesë për të mbrojtur aktet e tij dhe për t’u përballur me këshilltarët e opozitës.

Sipas tij, vendimi i paraqitur me numër përfituesish, pa emrin e familjeve që janë përzgjedhur bën të pamundur transparencën. Ai tha se këshilltarët e Partisë së Lirisë do të kërkojmë rishikimin e buxhetit për familjet në nevojë, strehimin social dhe problematikat sociale që kanë qytetarët e kryeqytetit.

DEKLARATA E PLOTË
Erion Veliaj dhe në mbledhjen e së mërkurës të këshillit bashkiak nuk pati guximin të merrte pjesë për të mbrojtur aktet e tij dhe për t’u përballur me këshilltarët e opozitës.

Edhe pse rregullorja e thotë qartë që kryetari i bashkisë, në këtë rast, Erion Veliaj ose një nga nënkryetarët kanë detyrimin të paraqesin vendimet përpara këshillit bashkiak.

Bunkerizimi i bashkisë nga ana e Erion Veliajt tregon qartë frikën e tij nga transparenca, llogaridhënia sepse ai është i vetëdijshëm mbi abuzimin marramendës në këto vite në institucionin që drejton.

Erion Veliaj nuk pati as guximin të bënte transparencën minimale mbi vendimin për ndihmën ekonomike duke i trajtuar familjet e Tiranës si numër.

Nuk pati një relacion të qartë mbi arsyet pse janë zgjedhur këto familje.
Vendimi i paraqitur me numër përfituesish, pa emrin e familjeve që janë përzgjedhur bën të pamundur transparencën.

Me këtë lëvizje të paskrupullt, Erion Veliaj tentoi të provokonte këshilltarët e opozitës, në mënyrë që ata të mos votonin ndihmën ekonomike për familjet që e përfitojnë.
Duke përdorur politikisht dhe ndihmën ekonomike e cila është jetike për këto familje.

Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë votoi pro ndihmës ekonomike por kërkoi deri në fund të njihet me listën emërore të familjeve përfituese në komisionin përkatës.

Bashkia e Tiranës administron një buxhet prej 250 milionë euro nga ky buxhet 3% e tij shkon për njerëzit në nevojë.

Pjesa tjetër e buxhetit shkon për tendera korruptiv që janë vërtetuar që bëhen në mënyrë fiktive nga bashkia dhe paratë që merren shkojnë në xhepat e ortakëve të kryetarit të bashkisë.
Në emër të këshilltarëve të Partisë së Lirisë do të kërkojmë rishikimin e buxhetit për familjet në nevojë, strehimin social dhe problematikat sociale që kanë qytetarët e kryeqytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb