Hapja e kufijve e ndërveprimi me fakultete në të gjithë botën ka sjellë edhe lëvizje të potencialit intelektual të Shqipërisë. Prej ditësh, Dr. Andi Hoxhaj, është shpallur si “Pedagogu ekselent i vitit” në Britaninë e Madhe.

Karriera e tij në fushën e drejtësisë, ka prekur suksese të njëpasnjëshme, ndërsa ky vlerësimi është i pari për një shqiptar. Hoxhaj në një lidhje direkte me emisionin “Vila24” në “News24” moderuar nga Androniki Kolka, veçon aspektete që e kanë bërë të marrë këtë titull falë votimit kryesisht nga studentët.

Sipas Hoxhajt, votat kanë ardhur për shkak të mirëkuptimit të studentëve, metodave të ndryshme për secilin apo dhe komunikimi i drejtë me ta në një vit plot sfida e në kushte të rënduara për shkak të pandemisë.

Hoxhaj renditet ndër autorët e studiuesit më të mirë të fushës së drejtësisë, ndësa vjen edhe me disa botime, ku preket edhe çështja e korrupsionit, me një analizë edhe për Shqipërinë si vend aspirant për në BE dhe të diskutuar për nivel të lartë korrupsioni.

Në fund ai shprehet i hapur për të ndihmuar në integrimin e vendit, ndërsa përmend dhe përkushtimin që ka në karrierë, me botime librash, projekte, por edhe leksione në universitet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb