Organi i pavarur i kontrollit financiar për klubet i UEFA-s, Investigatory Chamber, ka nisur një hetim formal ndaj Mançester Sitit në lidhje me shkelje të mundshme të rregullores së Fair-Playt Financiar.

Lajmin e komunikon vetë qeveria e futbollit europian në sajtin e saj zyrtar, duke shpjeguar se hetimi do të përqëndrohet në disa pika, të cilat mendohet të jenë shkelur nga ana klubit anglez për të anashkaluar rregullat e FFP.

Mediat britanike e kishin lëshuar alarmin e një dënimi të mundshëm që në fund të vitit të shkuar, teksa publikuan informacione të ndryshme në lidhje me një dënim të mundshëm dhe të rëndë të Mançester Sitit nga ana e UEFA-s.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: