Dy makinat profesionale të “Google”, të pajisura me kamera dhe sensorë tepër të fuqishëm, kanë nisur punën në Tiranë, për fotografimin e rrugëve më kryesore.

Makinat e “Google” kryejnë fotografimin e pamjes përreth, në një kualitet tepër të lartë dhe më pas i përpunojnë pamjet për t’i kthyer në foto 360 gradë

Fotografimi në Shqipëri ka nisur nga Tirana dhe do të përhapet përgjatë muajve në vazhdim në qytete dhe atraksione turistike. Shërbimi është mjaft i dobishëm për të përcjellë imazhe koherente të peizazhit shqiptar që nga qytetet bregdetare dhe malore, deri te trashëgimia kulturore.

Pas marrjes së imazheve nga makinat e “Google” në rrugët shqiptare, do të duhen disa muaj për përpunimin e tyre dhe bërjen të disponueshme për përdoruesit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: