“Barbie pink” mund të ketë qenë ngjyra që dominoi vitin 2023, por koha e “big hero” ka përfunduar. Këtë vit, ne mendojmë që ngjyra dominuese është lejlaja.

Purple, siç njihet edhe nga “Pantone”, duket shumë e veçantë, por stilistët më të njohur kanë guxuar edhe më shumë. Kombinimi me aksesorë të jeshiles ushtarake me lejlanë u ka rënë në sy të gjithëve.

Nëse në këtë mes mund të futni edhe një nuancë të kuqe, veshja do të duket edhe më interesante.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuancat e livandos do të jenë trend këtë pranverë, madje shumë prej emrave më në zë të modës kanë nisur të veshin që tani fustanet e trikotuara me këtë ngjyrë.

Për momentin, kur moti është ende i ftohtë, një fustan i trikotuar në ngjyrë livando është një opsion i pagabueshëm. Dhe meqenëse në këto ditë të ftohta i japim të gjithë përparësi komoditetit, një nga arsyet e shumta pse i duam fustanet e trikotuara është fakti që ato mund t’i stiloni në shumë mënyra. Mund t’i vishni me çizme deri tek gjuri, ose me taka apo atlete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: