Seksi shpesh përshkruhet si përvoja më e këndshme në jetën e një personi. Filmat, serialet, librat dhe këngët i referohen ose fokusohen tek ai dhe në fakt nga shumëkush konsiderohet si elementi më serioz i një marrëdhënieje.

Është e qartë se marrëdhënia seksuale do të thotë shumë. Megjithatë, nuk është gjithmonë aq “lartësues” sa duam të besojmë. Hulumtimet e fundit kanë treguar se një në tre të rritur nuk janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale, ndërsa shumica nuk bëjnë seks aq shpesh sa do të donin.

Seksologia Jess O’Reilly foli për thelist.com për shqetësimet më të zakonshme për seksin dhe veçoi dy për të cilat njerëzit shpesh hezitojnë të flasin.

Për shumë gra nuk mjafton vetëm penetrimi për orgazëm

Seksologia thekson se një nga ankthet më të mëdha me të cilat përballen çiftet në shtrat është sesi gruaja do ta arrijë orgazmën nëse nuk realizohet përmes penetrimit.

“Shumica e grave nuk arrijnë kulmin vetëm me penetrim. Ky është rregull dhe jo përjashtim. Besimi se femrat arrijnë orgazmën vetëm përmes penetrimit është shkaku kryesor i hendekut mes kënaqësisë së meshkujve dhe femrave”.

Si mund të zgjidhet çështja?

Ekspertja sugjeron që çiftet të eksplorojnë elementë të tjerë që u japin kënaqësi, si stimulimi i klitorit, prekja e të gjithë trupit, lodrat seksi, shfaqja e fantazive dhe përdorimi i mjeteve ndihmëse seksuale. Provoni ndonjë nga sa më sipër në paralojë, para apo edhe pas penetrimit dhe shanset tuaja për të përjetuar një orgazmë do të rriten jashtëzakonisht shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb