TIRANË

Nisma për të rritur vëmendjen ndaj turizmit shqiptar ka bërë bashkë shumë maturantë të cilët bashkëpunojnë në projektin “Eagle’ s eye”. Ata krijojnë video mbi pika të ndryshme turistike që ndoshta nuk janë shumë të rrahura nga vizitorët dhe i shoqërojnë me punime dore karakteristike.

Të ftuara në studion e “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, dy maturantet Semela Detnderaj, Megi Maliqaj dhe mësuesja që i shoqëron, sociologia Orilda Kalami kanë publikuar një video mbi fshatin Berishë të Pukës, shpellën e Kabashit si edhe mozaikë të ndryshëm, ndërsa vërejnë se ndihmojnë banorët e zonës të shesin produktet e tyre duke ndikuar kështu në një përmirësim të lehtë të ekonomisë lokale.

Vajzat thonë se janë të hapura dhe mirëpresin bashkëpunimin e moshatarëve të tyre si edhe banorëve që duan të “zbulojnë” shtigje ende të pashkelura nga turistët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb