ELBASAN

Nga rrugët kryesore tek ato periferike, situata duket e njëjtë. S’ka makina, pak njerëz që lëvizin, kryesisht me maska. Ky është Elbasani sot dhe me shumë gjasa kështu do të jetë dhe dy javët e ardhshme.

Ndonëse pranvera ka ardhur, temperaturat janë ngritur ndjeshëm, qyteti është i heshtur dhe njerëzit janë mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të koronavirusit.

Masat e marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm duket se janë marrë shumë seriozisht dhe nga qytetarët e Elbasanit që kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre si një mënyrë për të luftuar këtë pandemi globale që iu ka marrë jetën mijëra njerëzve në mbarë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb