Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

25 biskota savojard
2 komposto pjeshke
400 gr kos
1 bustinë vanilje
250-300 gr pana pastiçerie
2-3 lgj sheqer pudër
200 ml qumësht të kondensuar
Fruta të thata

Përgatitja

Fillimisht kullojmë komposton e pjeshkës.

Marrim një tavë ku do të ndërtojmë ëmbëlsirën, lagim me lëngun e kompostos biskotat savojard dhe bëjmë një shtresë. Anës tavës vendosim fetëza të pjeshkës komposto.

Përziejmë panën e pastiçerisë me vaniljen dhe e rrahim në marengë. Ndajmë veç ¼ e marengës, dhe tek pjesa tjetër shtojmë kosin, sheqerin pudër, qumështin e kondensuar dhe lëngun e mbetur të kompostos. I përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze dhe më pas shtojmë 8-10 biskota savojard të thërrmuara dhe copëza të pjeshkëve komposto. E hedhim masën e përgatitur në tavën ku kemi vendosur biskotat. E nivelojmë mirë dhe më pas e dekorojmë me panën e mbajtur veç të cilën e kemi futur në një xhep pastiçerie. E spërkasim sipas dëshirës me disa fruta të thata dhe e lemë në frigorifer të ftohet dhe mpikset.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb