Drejtuesi politik i LSI, për qarkun e Korçës, Endrit Braimllari, ka takuar këtë të shtunë të rinjtë e Pustecit. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai shkruan se të rinjtë e këtij komuniteti janë gati për ndryshimin e madh, që sipas tij do të ndodhë pas 25 prillit.

Ai shtoi ndër të tjera se LSI ka një program të qartë për mbështetjen e të rinjve dhe punësimit të tyre.

Postimi i plotë i Barimllarit:

Ne Pustec, te rinjte jane entuziast per ndryshimin e madhe.

Me 25 prill te rinjte do ti japin goditjen perfundimtare sektit te rilindjes qe i varferoi dhe i largoi nga vendi.
Te rinjte do godasin oligarkine dhe pabesine e Rilindjes.
Lsi ka nje program te qarte per mbeshtetjen e te rinjve, per te krijuar me shume mundesi punesimimi me vende pune te mirepaguara, per te perballuar koston e jetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb