Fibank mbeshtet Federaten Shqiptare te Skive per zhvillimin e ketij sporti ne Shqiperi.
Banoret e zonave Shishtavec, Borje dhe Puke e kane ne traditen e tyre kete sport dhe eshte shume e rendesishme qe te mbeshteten me investime per zhvillimin e turizmit dimeror ne vend.

Ne aktivitetin e sponsorizimit ishin te pranishem ambasadori i Bullgarise ne Tirane Z. Momtchil Raytchevski, Drejtori i pergjithshem i Fibank, Z. Bozhidar Todorov, Presidenti i Komitetit Olimpik per Shqiperine Z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Federates Shqiptare te Skive Z. Elvis Toci.

Ne fjalen e tij te dhurimit te 60 seteve te plota per ushtrimin e skive nga banoret e zones, Z. Bozhidar Todorov theksoi se eshte “I lumtur qe mbeshtesim nje sport te tille ne Shqiperi dhe qe me kete rast, nepermjet ketyre pajisjeve, me shume njerez do te kenë mundesi te ushtrojne sportin e skive. Urojme qe kjo iniciative te ndihmoje edhe ne permiresimin e infrastruktures ne zonen e Shishtavecit, Borjes dhe Pukes. Grupi Fibank eshte mbeshtetesi me i rendesishem i ketij sporti ne Bullgari prandaj edhe Fibank Shqiperi eshte e lumtur ti bashkohet ketij sporti kaq te dashur edhe per kete zone ne Shqiperi duke vijuar me pergjegjesine sociale ketu.”

Presidenti Elvis Toci falenderoi organizatoret dhe femijet e kesaj zone si dhe theksoi rendesine e investimeve ne infrastrukture qe do ti sillnin shume benefite ketij lloj sporti.
“Skite jane nje sport shume elitar dhe eshte nje fryme e re qe ne po perpiqemi te edukojmë kete brez, numri i atyre qe e dashurojne kete sport po rritet dita dites, per te pasur pista ne Shqiperi, qe ka vende te mrekullueshme si ne Shishtavec edhe ne Korce themi se nje dite te afert do t’ia dalim edhe ne te kemi garat tona ne vendin tone.” – u shpreh ai.

Fibank angazhohet se do te jete mbeshtetes ne vazhdimesi per kete sport dhe per kete zone.

Lala
Lala

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: