NGA ZONJA VJOLLCA*

2 fileto peshku
2 tufa majdanoz
2 thelpinj hudhër
150 gr bajame
1 spec i kuq djegës
Kripë
Piper i zi
Patate me rozmarinë për garniturë

Fillimisht pastrojmë peshkun, e lajmë dhe e thajmë mirë.
Presim majdanozin dhe e vendosim në një grirëse qepe. Shtrojmë aty bajamet, dy thelpinj hudhër dhe specin djegës të pastruar nga farat. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i grijmë të gjithë përbërësit derisa ato të jenë dukshëm të grira. Më pas shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i trazojmë mirë përbërësit. Vendosim në një tepsi të lyer me pak vaj patatet gjysmë të ziera të prera në feta. I pudrosim me kripë dhe rozmarinë dhe mbi patate vendosim peshkun të cilit i presim disa vijëza të holla në sipërfaqe. E mbulojmë fileton e peshkut me bajamet e grira me majdanoz dhe e vendosim në furrë për 15-18 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb