Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr fileto pule
1 portokall (+ 1 portokall për dekor)
1 presh
2 lugë çaji piper jeshil kokërr
2 lugë gjelle vaj ulliri
170 ml verë të bardhë
4 degë majdanoz
Kripë
Piper i zi
Fillimisht lajmë mirë me ujë të ngrohtë portokallin, e thajmë atë dhe e qërojmë hollë pa lëkurën e bardhë. Lëkurën e portokallit e presim në shirita të hollë. Më pas e pastrojmë portokallin nga lëkura e bardhë dhe presim tulin horizontalisht në feta rrumbullake. Përgatisim dhe përbërësit e tjerë: preshin e presim për së gjati dhe më pas e presim në copa 2 cm dhe piperin jeshil kokërr e shtypim pak. Më pas marinojmë me kripë dhe piper te zi filetot e pulës. Ngrohim vajin e ullirit në një tigan dhe skuqim në temperaturë të lartë për 3 minuta në secilën anë filetot e pulës. I largojmë filetot nga tigani, ku vendosim të kaurdiset preshi duke shtuar pak kripë dhe piper të zi. Më pas shtojmë fetat e portokallit, lëkurën e portokallit dhe piperin jeshil të shtypur. E shuajmë gatimin me verë të bardhë duke shtuar më pas dhe filetot e pulës. E mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të gatuhet edhe 10 minuta në temperaturë mesatare me të gjithë përbërësit e tjerë. Në fund të gatimit shtojmë majdanozin e prerë jo imët dhe e servirim duke dekoruar fillimisht pjatën me disa feta portokalli, mbi të cilat vendosim salcën e përgatitur dhe filetot e pulës të prera në copa.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: