Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr fileto pule
2 bustina koncentrat pule
Vaj ulliri
Piper i zi

Lajmë dhe thajmë filetot e pulës. Në një tas shtypim dhe shkrijmë në vaj 2 bustina koncentrat pule, shtojmë dhe pak piper të zi dhe pasi koncentrati të jetë shkrirë mirë lyejmë me një furçë filetot e pulës dhe i lemë për 20-30 minuta të marinohen. Nxehim një tigan zgare dhe vendosim filetot të pa prera të plota duke i shtypur pak me dorë, i lemë për 4 minuta në secilën anë dhe më pas i servirim me sallatë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: