TIRANË – Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt SPAK-ut, për të kryer homazhe. Anëtarët e aleancës thanë se në mënyrë figurative, ‘SPAK ka ndërruar jetë.

Avokatja Adriana Kalaja, e cila foli përpara godinës së SPAK, ka akuzuar drejtuesin e  Strukturë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumanin, se nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre, për ta përjashtuar prokurorin Edvin Kondili, që për 4 vite nuk heton dosjen e prishjes së Teatrit.

Aktivistët thanë se SPAK ka ndërruar jetë dhe “prandaj kanë ardhur që të bëjnë homazhe”.

Aleanca2
Aleanca2
Aleanca3
Aleanca3
Aleanca4
Aleanca4
Aleanca5
Aleanca5

Edhe agjencia e lajmeve LSA ka publikuar foto, ku shihet disa kurore me lule dhe i jepet lamtumira SPAK-ut. Në kurorat e luleve shkruhet “Po Rama dhe Veliaj janë mbi ligjin?”, “SPAK, çfarë numri i do syzet që të shohësh mullarin e provave”, “SPAK nuk heton zulin e pushtetarëve etj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: